Ekspozita e nxënësve ” Festojmë 7 dhe 8 Marsin” u mbajtnë Qëndrën Kulturore ” Malësia” në Tuz

Ekspozita e nxënësve ” Festojmë 7 dhe 8 Marsin” u mbajtnë Qëndrën Kulturore ” Malësia” në Tuz, më 06.03.2022. Në këtë ekspozitë ishin të paraqitura rreth 70 punime të nxënësve të shkollave fillore ” Bashkimi”- Skorraq dhe “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” – Triesh.

Ekspozitë e cila u realizua në shenjë respekti për mësimdhënësit tonë duke i falenderuar ata për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rinj. Gjithashtu një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë dhe me rastin e 8 Marsit duke e paraqitur atë në dimensione të ndryshme dhe duke e shprehur forcën e gruas nëpërmjet artit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për punimet e kësaj ekspozite ishte kujdesur mësimdhënësja e artit figurativ, Monika Dukaj e cila me një përkushtim të veçantë punoi dhe u angazhua që punimet e nxënësve të duken sa më artistike të përshtatura me këto dy data të rëndësishme dhe duke përfshirë teknikat e shumta të artit duke dhënë mesazhe të ndryshme për gruan dhe mësimdhënësit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!