Qytetarët e Gucisë, padi kundër kryetarës së Komunës për keqpërdorim detyre!

Një grup qytetarësh nga Gucia kanë paraqitë padi penale kundër kryetarës së Komunës Anela Çekiq, për keqpërdorim detyre, për shkak të dyshimit se në mënyrë të paligjshme ka tjetërsuar tokën ndërtimore , e cila ishte në pronësi të komunës.

Siç dyshohet, Çekiq me 16 prill të vitit të kaluar, tokën e cila ishte në pronësi të Komunës së Gucisë e ka kaluar në pronësi të elektrodistribucionit Berane.

Padi është paraqitur edhe për shëmbjen e tregut të gjelbër, si pas këtyre qytetarvë edhe kjo është bërë në mënyrë të paligjshme, pa ndonjë vendim të organeve kompetente të vetëqeverisjes lokale, dhe pa marrëveshje me shërbimet komunale DOO Plavë, e cila menaxhon tregun.Tregu i gjelbër është ndërtuar me donacion të Ambasadës së SHBA-së dhe është ndërtuar kur ishim pjes e komunës së Plavës, dhe ende nuk është nën drejtimin e Komunës së Gucisë por menaxhohet dhe të gjitha të ardhurat merren nga shërbimet komunale DOO Plavë, shkruan në padinë e këti grupi qytetarë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!