DUKAJ: LDSH nga frika manipulon me votuesit

Kristjan Dukaj, politolog

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi padyshim që janë në fokusin e mediave dhe të atyre që kontribuojnë përmes politikës, madje edhe të vetë qytetarëve. Rregull politik në mbarë botën është që secila parti politike të deklarohet me qëndrimet e veta se cilin kandidatë do të mbështes.

Ky rregull respektohet edhe në Ballkan, ku edhe partitë politike të cilat nuk marrin pjesë direkt në zgjedhjet presidenciale, deklarohen se cilin kandidatë do të mbështesin duke arsyetuar qëndrimet e veta. Në Mal të Zi, ku kemi mbi 50 parti politike, pothuajse të gjitha janë deklaruar, duke i dhënë përkrahjen njërit apo tjetrit kandidatë.

Të gjitha partitë politike serioze që kontribuojnë u deklaruan kohë më parë. Edhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi, të cilat nuk marrin pjesë në këto zgjedhje, dolën me qëndrime të qarta se cilin kandidatë do të mbështesin dhe për cilën arsye. Ky rregull duhet zbatuar, në rënd të parë si rregull moral dhe njerëzor ndaj elektoratit të cilët u kanë besuar votën. Mirëpo, me qëllim të manipulimit sa më të gjatë me elektoratin të cilët u kanë besuar votën, disa parti të ashtuquajtura politike, ende nuk janë deklaruara publikisht se cilin kandidatë do të mbështesin. Edhe pse kjo nuk ka ndonjë rrol të veçantë, rregullave politike, si shkencë në veti do duhej tu përmbahen të gjithë, përveç ata që tentojnë të bëjnë manipulime me votuesit.

Rast konkret është partia/shoqata e sapoformuar LDSH (Lidhja Demokratike Shqiptare), e cila ka 3 këshilltar në Komunën e Tuzit, ende nuk është deklaruar se cilin kandidatë do të mbështes. Edhe pse partia/shoqata në fjalë, që para disa kohe ka bërë publike që kanë fituar ftesa të ndryshme, madje edhe takime joformale, ata ende nuk janë deklaruar, nga frika që do humbasin edhe ato pak vota që kanë fituar. Është e qartë që apstenimi nga vendimet politike shpie në humbje më të thellë dhe rrit dyshimin tek votuesi.

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!