Prezantohen ofertat turistike të Ulqinit

Shtylla kryesore e ekonomisë së qytetit të Ulqinit dhe Malit të Zi si shtet është turizmi, ndërsa për qytetarët e Gostivarit dhe Maqedonisë së Veriut bregdeti i Ulqinit është një destinacion i preferuar prej vitesh. Kështu deklaroi drejtori i Organizatës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, pas takimit me kreun e komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Komuna e Ulqinit është një komunë shqiptare dhe së bashku me bregdetin shqiptar është një nga destinacionet më të preferuara të qytetarëve të vendit, theksoi kryetari Taravari.

Hajdinaga njëherit theksoi se janë marrë të gjitha masat ndaj pandemisë, që ky sezon turistik të jetë i sigurt për ata që këtë verë do të pushojnë në bregdetin e qytetit të lashtë të Ulqinit.

Në takimin Taravari-Hajdinaga u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit me dy komunave. Ata mes veti shkëmbyen edhe dhurata. Ndërkohë, ofertën turistike të Ulqinit Hajdinaga do ta prezantojë edhe në qytete tjera të vendit.

Hajdinaga u takua edhe me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin.

Një takim me shumë rëndësi ,ku vlen të përmendet që kryetarja Arifi i bëri thirje qytetarve që si destinacion kryesorë për sezonin turistik që vijon të jetë Ulqini, deklaroi Hajdinaga.

Malësia.ME

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe kostum
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!