Sot, e Premte (07.05.2016) në Podgoricë, QIK “Budo Tomoviq” u zhvilluan garat e recitatorëve të shkollave fillore të komunës së Podgoricës,komunës urbane të Tuzit dhe komunës urbane të Gollubovcit.
Si zakonisht edhe kësaj here morën pjes edhe nxënësit e shkollës sonë. Në grupin e parë (cikli i parë I-III), mori pjesë nxënësja e klasës së II Magdalena Lucaj. Në grupin e dytë (cikli i dytë IV-VI) shkollën tonë përfaqsoi Edona Gjokaj nxënëse e klasës së VI dhe në grupin e tretë (cikli i tretë VII-IX) Isra Kajoshaj nxënëse e klasës së VII.
Tradicionalisht, prezantimi i shkollës sonë në këto gara nga nxënëset tona si çdo herë ka qenë me dinjitet dhe për këte u morën dy çmime (vende të treta) ne grupin e dytë Edona Gjokaj dhe në grupin e tretë Isra Kajoshaj.Urime, për garuesit e shkollës sonë që tashmë çdo vit po fitojnë shpërblime për recitime të mira.
Edhe një herë urime recituesëve dhe poashtu arsimtarëve-mentorëve të tyre.
SHkolla Fillore “29 Nëntori” Dinoshë