U mbajt “Karvani i miqësisë 2016”

Dje në fshatin kufitar Grabom, në luginën e lumit Cem, u mbajt “Karvani i miqësisë 2016”, i cili simbolilikisht ka për qëllim promovimin e kalimit të lirë të kufirit dhe njëkohësisht, të nxisë hapjen e sa më parshme të pikë kalimit të përbashkët kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Organizimi i këtij takimi ka filluar nga viti 2008, pasi që tashmë një kohë të gjatë është paralajmëruar ndërtimi i rrugës Guci – Vermoshë – Tamare – Dinoshë – drejtë Tuzit dhe Podgoricës.

Në takimin e sotëm, ishin të pranishëm përfaqësues të komunave të Gucisë, Plavës, pastaj të Tamarës, të bashkisë Malësia e madhe nga Shqipëria, si dhe të KU të Tuzit. Po ashtu, në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi, pastaj të drejtorisë për komunikacion si dhe përfaqësues të institucioneve të shumta publike, kulturore dhe mediatike nga Mali i Zi.

Në fillim të këtij takimi, të pranishmit i përshëndeti kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq, i cili nismën e filluar para tetë viteve, e vlerësoi tepër të dobishme në të mirë të dy shteteve fqinje, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Më pas, përfaqësuesi i ministrisë së punëve të brendshme, Millan Paunoviq, i cili mes tjerash paralajmëroi se së shpejti do të mbyllet tenderi për ndërtimin e këtij aksi rrugor dhe njëkohësisht shprehu besimin se vitin që vjen do të mbahet takimi me infrastrukturë të re rrugore në këtë vend.

Po ashtu edhe kryetarja e komunës së Gucisë, Anella Çekiq, e vlerësoi lartë ndërtimin e kësaj rruge dhe domethënien e saj për banorët nga komunat nga veriu i Malit të Zi. Ndërkaq, nënkryetari i Bashkisë Malësia e Madhe, nga Republika e Shqipërisë, Sytki Ndrecaj, duke përshëndetur këtë aktivitet aq të nevojshëm për banorët e të dy vendeve sidomos nga brezi kufitar, apeloi në përshpejtimin e punës në realizimin e këtij projekti, në veçanti nga pala malazeze, pasi që Shqipëria është duke punuar me ritme të shpejta në ndërtimin e këtij aksi rrugor./Malësia.ME/

“Karvani i miqësisë 2016”,
“Karvani i miqësisë 2016”..

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!