Asnjë komunë nuk është më në “zonën e kuqe”

Nga nesër, të njëjtat masa epidemiologjike do të jenë të vlefshme në të gjitha komunat në Malin e Zi, sepse asnjë komunë nuk është më në zonën e kuqe, ndërsa ndalimi i trafikut ndërqytetas gjatë fundjavave dhe ndalimi i largimit nga ndërtesat e banimit nga mesnata deri në orën pesë mbetet në fuqi.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, tha se të gjitha komunat kanë rënie në numrin e rasteve të reja me koronavirus, dhe se asnjë prej tyre nuk është më në “zonën e kuqe”.

Galiq shtoi se situata më e mirë është në jug të Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!