Dhuna mes bandave trondit Kotorrin

Policia dërgoi njësi anti-terroriste në qytetin bregdetar të Kotorrit të hënën në mbrëmje për të parandaluar përplasjet e tjera mes bandave të drogës pas një seri vrasjesh dhe të shtënash në muajt e fundit.

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se situata në Kotorr është “alarmante”, pasi dhuna mes bandave kriminale e detyroi ministrinë të dërgojë trupa anti-terror në qytetin bregdetar të hënën.

Autoritetet kanë frikë se dhuna mund të rrezikojë sezonin turistik në Kotorr, i cili vizitohet çdo vit nga mijëra turistë të huaj me anije turistike luksoze.Ministri i brendshëm Goran Daniloviq, i cili udhëtoi gjithashtu në Kotorr të hënën bashkë me prokurorët, tha se nëse nuk ka rezultate konkrete në zgjidhjen e dhunës deri të enjten, ai do ta kërkojë përgjegjësinë te hetuesit.

“Kotorri është tani i rrethuar”,- tha Daniloviq.

“Nëse personat që janë ende të lirë nuk sillen përpara drejtësisë, asgjë tjetër nuk mund të jetë një garanci për ne. Kotorri duhet të pushojë së qenuri në qendër të përleshjeve midis bandave kriminale rivale”,- shtoi ai.

Në tre muajt e fundit në Kotorr ka pasur gjashtë përleshje të armatosura midis klaneve rivale të drogës dhe në prill, Srdjan Vllahoviq, i cili thuhet se është i lidhur me një nga rrjetet kryesore të narkotikëve, u vra.Mes pakënaqësisë publike për dhunën, një ekip i posaçëm hetimor nga Prokuroria Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin pritet hetojë çështjet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!