Nuk do të jap dorëheqje sepse kam qenë në të drejtë

Nënkryetari i Qeverisë, Dushko Markoviq ka theksuar se nuk do të jap dorëheqje për shkak të vlerësimit të tij lidhur me incidentet e mundshme në protestat e Frontit Demokratik (FD), duke shtuar se gjithnjë qëndron pas deklaratës së vet dhe se ajo ishte politikisht e përgjegjshme, shkruan RTCG.

Ai i ka mohuar deklarimet se ndonjë ambasadë e huaj në Mal të Zi ka dhënë urdhër se si të veprojnë organet shtetërore në Mal të Zi, duke shtuar se nuk ka thënë se pas protestave të Frontit Demokratik qëndrojnë zyrtarët nga Moska. Ai, gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend, ka thënë se Mali i Zi ka fuqi politike dhe kapacitet institucional të sjellë vendime. “Nuk kam thënë se pas protestës qëndrojnë zyrtarët nga Moska, por se ekziston përkrahje nga Rusia, mbi ç’gjë dëshmojnë edhe kumtesat në një pjesë të medie shtetërore ruse, si dhe të politikanëve që nuk lënë dyshim se politika ruse është në anën e organizatorëve të protestës”, ka thënë Markoviq.Ai ka theksuar se nga ato është parë qartë përkrahja e kërkesave të protestës, duke theksuar se ka thënë që përkrahja e protestave vjen nga qarqet nacionaliste jashtë Malit të Zi.

Deputeti i Frontit Demokratik Millan Knezheviq i ka përsëritur akuzat se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, Margarent En Uehara, ka urdhëruar shpërbërjen e protestave në Podgoricë më 17 tetor.

Shperndaje