Deçiqi në minutat e fundit arrinë fitore të madhe ndaj Mornar

Skuadra e Deçiqit, në Tuz, pas një përmbysje të shkëlqyeshme të rezultatit në fund të takimit, mposhti Mornar 4: 2 dhe regjistroi fitoren e tij të 14-të këtë sezon.

Deçiqi kaloi në epërsinë me gol të Ilir Camaj në minutën e 20-të. Nikola Bulatoviq barazoi në minutën e 57-të, dhe Savo Gazivoda u dha mysafirëve avantazhin në minutën e 67-të.

Ivan Mijushkoviq barazoi në 2:2 në minutën e 85, ndërsa Camaj në minutën e 90-të e kaloi sërizh në epërsi Deçiqin.

Rezultati përfundimtar 4-2 u vendos nga Kristijan Vuljaj në minutën e tretë shtesë.

Pas raundit të 24-të, Deçiqi kryeson tabelën me 50 pikëm nëntë më shumë se Bokel./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!