Genci: Jemi familje konservative, nuk i shkëpusim lidhjet me shqiptarët e Malit të Zi

Reperi dhe tashmë historiani Genc Prelvukaj ka qenë i ftuar në një emision në ATV.

Genci ka folur për atë se si është rritur në një shtëpi ku shumica e tyre janë artistë me profesion, e një ndër ta Musa Prelvukaj dhe Zake Prelvukaj,

Genci ka thënë se ata vazhdojnë të jenë të tillë derisa përpos pikturës shumica e hallave të tij por edhe të tjerët këndojnë.

Pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të jenë një familje konservatore, ende me tradita të lashta. “Lidhjet me Malin e Zi nuk i kemi shkëputur asnjëherë, po mendoj me këtë anën shqiptare edhe pse unë kam lind në Prishtinë. Nga nana jam i Prishtinës, sepse nanën e kam të Prishtinës”, ka thënë fillimisht Genci.

“Përkundër që i kemi disa breza të shkolluar i kemi ruajtur ato tiparet konservative”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!