Qeveria ka planifikuar 2,5 milionë euro për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Malit të Zi me propozim buxhetin për këtë vit ka planifikuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, kurse nga pushteti ekzekutiv edhe më tej nuk kanë bërë me dije nëse regjistrimi do të organizohet këtë vit.

Qeveria u ka dhënë rekomandime njësive të vetëqeverisjes lokale që në bashkëpunim me Drejtorinë e pronës shtetërore dhe kadastrën t’i fusin të dhënat për nevojat e regjistrit të numrave të shtëpive, rrugëve dhe shesheve – gjendjes së adresave, më së voni deri më 1 korrik të këtij viti. Mirëpo, nga Ministria e administratës publike, shoqërisë digjitale dhe medieve, që është e ngarkuar për përcjelljen e këtij procesi, nuk kanë mundur të japin përgjigje të qartë për gazetën Pobjeda, nëse 1 korriku është afat real që të bëhet regjistri i adresave.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!