Manaj huazohet te Pecara
Memushaj qëndorn te Pescara
I pyetur se si është situata me lojtarin tjetër të Kombëtarës Shqiptare.Ledian Memushajn, të cilin e kërkon me ngulm Bolonja, presidenti i Peskarës la të kuptohet se as nuk ka ndër mend të heqë dorë nga mesfushori i përfaqësueses shqiptare.
“Memushajt ia kam rinovuar prej kohësh kontratën. Si rrjedhojë, kapiteni do të qëndrojë. Për mua, ai është i pashitshëm”.
Gatuzo në vend të De Biasit
Ecuria e kuqezinjve ka bërë që trajneri i Kombëtares të jetë në listën e shumë Kombëtareve tjera si alternativë për të ardhmen që ata projektojnë.Prej ditësh, Rumania dhe Anglia janë dy pistat e shtuara së fundmi si alternativa për të ardhmen e De Biazit.
Kjo ka bërë që në Federatën Shqiptare të Futbollit të fillojnë të lëvizin gjërat.Drejtuesit e FSH-së po punojnë në prapaskenë për një zëvendësues të trajnerit aktual të Kombëtares në rast se ai do të vendosë të largohet. Bëhet fjalë për trajnerin e Pizas, ish-lojtarin e Milanit, Xhenaro Gatuzo.