Europa League: Kukësi eleminon Rudarin

Skuadra e Kukësit ka kaluar në fazën tjetër të Europa League, pasi ka fituar minimalisht 0-1 në Malin e Zi ndaj Rudarit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënuar në minutën e 79-të nga Guri.

Në minutën e 65 Kukësi mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Grecës.Mesfushori u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 54, por la ekipin me 10 lojtarë pas 11 minutash, si rrjedhojë e dy kartonëve të verdhë (61′, 65′).

Skuadra nga Shqipëria do të përfitojë një premio nga presidenti Gjici që shkon deri në 100 mijë euro./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!