Rama:Marrëdhëniet e Shqipërisë me Malin e Zi shumë të afërta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,ka thënë se marrëdhëniet në Ballkan janë më të mira se kurrë, dhe vendet në rajon duhet të bëjnë gjithçka për të ecur përpara.

Duke folur për marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Rama vlerëson se dy vendet nuk kanë probleme dhe çështje të hapura.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë aq të afërta që nganjëherë duket se kjo është jo tipike, pothuajse e pamundur midis vendeve të Ballkanit, por kështu është dhe duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë të ecim përpara, në drejtim të Bashkimit Evropian “, tha kryeministri Rama për Pobjeda pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris.

Ai tha se në Paris është prezantuar një plan i ri dhe mjaft kurajoz tregtar i cili do të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.

“Ne nuk kemi problem me euroskepticizëm si disa lider të Europës.”, tha Rama, duke shprehur shqetësim për mungesën e eurooptimizmit në skenën politike europiane./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!