Refuzojnë pjesmarrjen në mbledhjen e Akademisë, kërkojnë tërheqjen e Fjalorit

Deputetët, Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit për hartimin e Fjalorit të gjuhës letrare dhe popullore malazeze të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).

Ata thanë se një vendim të tillë e morën pasi që deri sot nuk ka pasur kërkim falje për ofendimet të cilat janë botuar në këtë Fjalor nga kjo Akademi, dhe nuk janë anëtar të Këshillit.

“Na vjen më të vërtetë keq që me verpimtarinë tuaj keni shkaktuar kaq shumë polemika në lidhje me fjalorin e publikuar.Si përfaqësues serioz të popullit shqiptar nuk kemi dashur dhe nuk duam të minimizojmë kapacitetet e juaja shkencore e as të hyjmë në polemika me antarët e akademisë, por asnjëri nga ne nuk ka pasur të drejtë të heshtë pas fyerjeve të shkruara në fjalor, e sidomos pas fushatës suaj mediatike për të arsyetuar këto fyerje”, thuhet në reagimin e Nimanbegut dhe Gjeloshaj.

Ata e ftuan Akademinë që në mbledhjen e Këshillit të sjellin vendimin për tërheqjen e këtij Fjalori.

“Mesiguri atëherë do të jemi të gatshëm që me dialog to zgjidhim të gjitha mosmarrëveshjet dhe të propozojmë ekspert nga kjo lëmi që do të japin kontribut që Fjalori të mos jetë vetëm fjalor i CANU dhe ekipit autorial, por të jetë ashtu si edhe titullohet, “Fjalor i gjuhës letrare dhe popullore malazeze”, kumtuan Gjeloshaj dhe Nimanbegu./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!