Rita Ora kërcen nga Ura e Bunës në Ulqin ( Video)

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, këto ditë ka shijuar pushimet në bregdetin e Ulqinit të Malit të Zi.

Këtë pushim ajo e ka quajtur si më të mirin, ndërsa për ndjekësit e saj ka ndarë një video nga kërcimi nga Ura e Bunës.

“Fillimisht, kjo ishte pamja më e mirë në perëndimin e diellit. Aty ishte një urë publike dhe me të vërtetë doja të kërceja në lumë… ashtu edhe bëmë. Së dyti, ju mund të shihni në fillim hezitoja nuk e di përse u frikësova sepse dukej lart nga aty!! Së treti, Elvis në prapavijë është më i miri, ndjenja më çliruese ndonjëherë!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Sipas raportimeve, Rita në këtë pushim ishte me familjarët dhe “të dashurin e ri”, garuesin e njohur të Formula 1, Lewis Hamilton.

https://www.instagram.com/p/BHhb4M_gZEK/?taken-by=ritaora

Shperndaje