Alternativa Shqiptare (ASH) së shpejti do të hap zyrën e vet në qendër të Ulqinit, si dhe do të formojë degën e vet edhe për Komunën e Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Poashtu pritet që shumë shpejt të formalizohen edhe organet drejtuese, të cilat do të angazhohën për zgjedhje të ardhshme lokale në Komunën e Ulqinit.
ASH deri më tani ka degët e veta edhe në Plavë, Guci si dhe qendren, gjegjësisht selinë, në Tuz./Ul-info/