Federata e Futbolit e Malit të Zi ka sjellë sot vendimin për ndërprerjen e të gjitha garave të futbollit në Mal të Zi, mes tyre edhe Ligën e parë dhe Ligën e dytë për shkakë të situatës së krijuar me COVID-19.
Rezultatet e arritura deri në momentin e ndërprerjes së garave do të konsiderohen përfunimtare dhe bazuar në këtë, do të shpallen kampionët, pjesëmarrësit në kualifikime për garat evropiane, pjesëmarrësit në play-off…
Liga e dytë e Mali të Zi, sezoni 2019/20 regjistohet në përputhje me rezultatet e arritura deri më tani, gjegjësisht në bazë të tabelës pas 30-të gjirove të luajtura.
Kampioni i Ligës së Dytë të Malit të Zi në sezonin 2019/20 është KF “Deçiq” dhe vitin e ardhshëm ata do të garojë në Ligën e Parë (Telekom 1. CFL).
Deçiqi pas 30-të gjirove të luajtura gjindej në vendin e parë në tabelë me 10 pikë në epërsi ndaj ekipit të Jazero në vendin e dytë.
Lovqen dhe Otranti i Ulqinit kanë humbur statusin e tyre në ligën e dytë./Malësia.ME/