Abazoviq: Brenda vitit do të vendosi përmendoren e Skenderbeut në Ulqin – Para një viti deklaroi se Ulqinit nuk i nevojitet përmendorja e Skenderbeut

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë të dhënë për ABC deklaroise brenda vitit në hyrje të Ulqinit do të ngrihet përmendorja e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së permendores së Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të kenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë e ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut.

“Jemi në vonesë për vendosjen e përmendores, por me qeverinë e re kjo gjë do të përfundojë dhe përmendorja do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Kërkoj falje për vonesën, por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët”, ka thënë Abazoviq.

Para një vitit Abazoviq kishte vlersua se Ulqinit nuk i nevojitet përmendorja e Skënderbeut.

Abazoviq kishte thënë se Skenderbeu është figurë “militare”, duke insistuar se në Ulqin nevojiten figura paqësore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!