Një tjetër shqiptar në Seria A, Veseli kalon te Empoli

Një tjetër shqiptar transferohet në Serinë A. Frederik Veseli do ti bashkohet skuadrës së Empolit për sezonin e ri të kampionatit italian të futbollit.

23-vjeçari që u largua nga zviceranët e Luganos dhe do nenshkruaj kontratë dy vjeçare me Empoli, me opsion rinovimi edhe për dy vjet të tjerë.Veseli do të hedhë zyrtarisht firmën në kontratë, menjëherë pasi të përfundojë vizitat mjekësore.

Me këtë transferim, futbollisti me origjin nga Kosova i lindur në Renens të Zvicrës, por që zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, rikthehet në nivele të larta, pasi në filimet e karrierës ishte pjesë e Manchester City-t dhe Manchester United.

Veseli bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet nga Superliga zvicerane në Serinë A gjatë vitit 2016. Përpara tij, këtë rrugë e ndërmorën Arlind Ajeti fillimisht te Frosinone dhe tashmë te Torino dhe Berat Gjimshiti te Atalanta.

Veseli bëhet lojtari i tetë kuqezi që në sezonin e ri do të militojnë në elitën e futbollit italian, me koloninë shqiptare që përbëhet edhe nga Elseid Hysaj te Napoli, portierët Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha te Lazio, si edhe Ledian Memushaj e Rey Manaj te Pescara.

Shperndaje