Rio 2016: Majlinda i sjell Kosovës medaljen e artë olimpike

Medalja e parë e artë për Kosovën në lojrat olimpike në pjesëmarrjen e parë.

Xhudistja Majlinda Kelmendi ia ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë olimpike.

Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi ka mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.

Kosova tani futet në mesin e shteteve që kanë fituar medalje nga këto lojëra olimpike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!