Nga mesnata, të gjitha llojet e derivateve më shtrenjtë

Të gjitha llojet e derivateve në Mal të Zi nga mesnata do të jenë më shtrenjtë një deri në dy cent, njofton agjencia Mina biznes duke u bazuar nga të dhënat nga ministria e ekonomisë.

Litri i eurosuperit 98 dhe 95 do të shtrenjtohet një gjegjësisht dy cent në 1,25, gjegjësisht 1,22 euro.

Eurodizeli do të shtrenjtohet dy cent dhe në dy javët e ardhshme do të jetë 1,09 euro.

Ndryshimi i fundit i çmimeve të derivateve ka ndodhur me 25 korrik kur benzina është shtrenjtuar për një cent. Të rikujtojmë se çmimet e derivateve në Mal të Zi harmonizohen çdo të dytën të hënë varësisht nga ndryshimet e çmimeve të derivateve të naftës në tregun ndërkombëtar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!