Nesër vëndimi mbi ngritjen e bustit të Skenderbeut në Triesh

Këshilltarët e Kuvedit të Komunës së Tuzit do të vëndosin nesër mbi ngritjen bustit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut i cili duhet të vendoset para Shkollës Fillore ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh.

Afati i ngritjes së monumentit është deri në fund të këtij viti.

Mjetet për nritjen e bustit janë siguruar nga Fondacioni ”Trieshi” nga New York.

Siç thuhet në dokumentin dorëzuar këshilltarëve, Shkolla Fillore do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e bustit.

Propozimi që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës me procedurë urgjente u paraqit nga kryetari i komunës Nik Gjeljoshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!