DISINFEKTIMI, MASKA, DISTANCA… Miratohen rekomandimet epidemiologjike për zhvillimin e zgjedhjeve

Dezinfektimi i duarve, vendosja e maskës dhe distancës do të jetë disa nga rregullat themelore që votuesit do të duhet të ndjekin në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve më 30 gusht.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimet për zhvillimin e sigurt të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 30 gusht, të cilat u përgatitën nga Trupi Koordinues Nacional dhe Instituti i Shëndetit Publik.

Rekomandimet përfshijnë dezinfektimin e detyrueshëm të duarve para hyrjes në vendvotim dhe gjatë procesit të votimit, mbajtjen e detyrueshme të maskës në vendvotim, përveç kur përcaktohet identiteti i votuesve, mbajtja e distancës fizike para, gjatë dhe pas qëndrimit në vendvotim, në përputhje me rekomandimin e përgjithshëm të TKN.

Qëllimi i këtyre rekomandimeve, siç u njoftua, është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, përkatësisht të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

/Malësia.ME/

Shperndaje