Nënshkruhet kontrata për rekonstruksionin e rrugës në Dinoshë dhe Vuksanlekaj-Narhelm

Të nderuar qytetarë,

Siç Ju kemi paralajmëruar, sot u finalizuan dy kontrata shumë të rëndësishme për infrastrukturën e Malësisë:

– Kontrata me “Avio Petrol sh.p.k “ , për Rikonstruksion të rrugës pranë Xhamisë së Dinoshës, me vlerë prej 178.343,48€.
– Si dhe kontrata me “Tehnoput MNE sh.p.k. “, për rikonstruksionin e rrugës Vuksanlekaj-Narhelm me vlerë prej 124.146,00€.

Investime të tilla infrastrukturore do vijojnë të jenë prioritet i veprimtarisë sonë.

Nik Gjeloshaj

Shperndaje