Çështja e shënimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi (Video)

Në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa tha se do të ftojë partitë opozitare për të biseduar për çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi për siç tha shterjen e të gjitha argumenteve rreth kësaj cështjeje.

Ai tha se ky proces nuk mund të kushtëzohet dhe se përmbyllja e tij është në interes të shtetit. Javën e kaluar, qeveria tërhoqi projektligjin për shënimin e kufirit me Malin e Zi, marrëveshja për të cilën u përcoll gjatë një viti me skena të dhunshme në parlament e ndonjëherë edhe jashtë tij.

Shperndaje