Partia Liberale dëshiron koalicion me DPS

Kryesia e Partisë Liberale i ka propozuar Këshillit kryesor që kjo parti në zgjedhjet e 16 tetorit të marr pjesë së bashku me PDS (DPS) .

Kryesia , siç është kumtuar në mbledhjen e zgjeruar ka diskutuar për mënyrën e pjesëmarrjes të Partisë Liberale në zgjedhjet parlamentare. Kryesia ka vendosur që Këshillit kryesor ti dorëzojë propozimin për pjesëmarrjen e përbashkët të partisë liberale me partnerin e deritashëm në koalicion, PDS. Ky vendim është përkrahur njëzëri me përjashtim të një vote të përmbajtur, thuhet në Kumtesën e Partisë Liberale.

Shperndaje