Për zgjedhjet parlamentare 528. 817 qytetar me të drejtë vote

Në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 16 tetor, të drejtë vote do të kenë 528. 817 qytetar  në Mal të Zi.

Sipas të dhënave të Ministrisë për punë të brendshme, krahasuar me regjistrin zgjedhor nga prilli i vitit 2013, në prag të zgjedhjeve presidenciale, kjo paraqet rritje prej 17.412 votuesve,shkrun rtcg.

Numri i votuesve të saporegjistruar, është 38.201, prej të cilëve më së tepërmi janë të rinjtë që kanë arritur të drejtën e votës. Ndërkaq, numri i qytetarëve të cilët të drejtën e votimit e kanë arritur në bazë të paraqitjes së vendbanimit në Mal të Zi, është 3.434.  Theksohet po ashtu se nga regjistri zgjedhor, krahasuar me zgjedhjet e fundit,  janë  shlyer 22.616 njerëz.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!