Një valë e ftohtë që rezultoi me ulje të temperaturave, solli borën e parë në veri të Malit të Zi, bora e parë ka përfshirë edhe disa zona në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Ndërsa reshjet e borës kanë përfshirë edhe disa qytete në Kosovë.
Mëngjesin e sotëm borë është regjistruar në Bjelo Pole, Zhablakë, Kolashin, Plevlë, Beranë, Rozhajë,Plavë, Andrijevicë, Guci dhe Mojkovcë. Më së shumti ka ra në Zhablakë, ku në orën nëntë, sot në mëngjes u mat 30 centimetra borë, dhe në shumë komuna në veri ka adhur deri te ndërprerje me furnizimin me energji elektrike.
Bora ka shkaktuar probleme me qarkullim e automjeteve në shumicën e akseve rrugore në veri të vendit./Malësia.ME/