Ulqini dhe Berane e ndihmojnë Tuzin, dërgojnë kamionët për mbeturina

Komunalet nga Ulqini dhe Berane i kanë dalur në ndihmë SHPK “Komunale” Tuz duke dërguar kamionët për pastrimin e mbeturinave.

Kur nuk do ai që e ka obligim, do ai që ka zemër. Qyteti do të jetë më i pastër dhe i rregullt se më parë. Falënderojmë Komunalen Berane dhe Ulqin. Tentativa e Podgoricës për të na bllokua deshtoi, deklaroi Drejtori ekzekutiv i Sh.p.k.“ Komunale” Tuz, Nikollë Camaj.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, falenderoi komunat mike Beranen dhe Ulqinin për mbështetjen e tyre. Ai tha se Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, në çdo aspekt po tenton të neglizhoj dhe përul Malësinë, por nuk do t’ja dal as ai dhe askush tjeter.

Të nderuar qytetarë,

Malësia ka miq në çdo vend e krahinë, por edhe njerëz që punojnë me zemër për të.
Faleminderit komunave mike të Beranës dhe Ulqinit për mbështetjen e tyre!
Malësia ka qenë dhe do të mbetet e pastër si loti, falë edhe ndihmës së miqve tonë!
Tyrp për Kryqytetin Podgorica dhe kryetarin e saj që në çdo aspekt po tenton të neglizhoj dhe përul Malësinë, por nuk do t’ja dal as ai dhe askush tjeter!
Keqardhje e madhe edhe për ata qytetarë që u gëzuan dhe menduan se Podgorica mund të nënshtroj Malësinë.
Sjellja e tyre tregon më së miri për vetën e tyre!

Malësia nuk do të nënshtrohet kurr, ajo po ndryshon!

Sinqerisht,
NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!