Beqaj nënshkroi kontratën për ndërtimin e Klinikës për Sëmundje Infektive me vlerë 8.5 milionë €

Në ambientet e Drejtorisë për projekte kapitale është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Klinikës për Dermatovenerologji të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Në nënshkrimin e kontratës përveç drejtorit të Drejtorisë së Projekteve Kapitale, Esmin Beqaj dhe drejtorit teknik të STRABAG, Vojin Zajiq morën pjesë edhe kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa dhe ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Shqekiq

Është nder dhe kënaqësi që kam nënshkruar kontratën për ndërtimin e Klinikës Infektive, me vlerë 8.5 milionë euro, me kompaninë Strabag, shpresoj që në periudhën në vijim do të vazhdojmë të forcojmë sistemin shëndetësor të Malit të Zi përmes bashkëpunimit të mirë ndërmjet institucioneve”, tha Beqaj.

Shperndaje