Beqaj vizitë zyrtare në Plavë dhe Guci për realizimin e projekteve kapitale

Gjatë vizites zyrtare në komunat Plavë dhe Guci, drejtori i Drejtorisë së Projekteve Kapitale, Esmin Beqaj, ka biseduar me kryetarët e këtyre komunave për realizimin e projekteve kapitale.

Në takim me kryetarin e Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, janë prezantuar statuset e projekteve që financohen nga buxheti i këtij viti.

Në Guci, në fokus të bisedës me kryetaren e komunës, Anela Çekiq dhe nënkryetarin Edon Balidemaj, ishin projektet e rëndësishme sa i përket infrastrukturës rrugore, me theks të veçantë për projektet – Hartimi i projektit paraprak dhe projektit kryesor të rrugës së qytetit nga xhamia e Çekiqit deri te ura mbi lumin Vrujë, ndërsa është shpallur tenderi për fazën e parë të ndërtimit të rrugës Guci-Vuthaj dhe në periudhën e ardhshme pritet shpallja e tenderit për fazën e dytë të projektit.

Gjithashtu gjatë javës së ardhshme pritet të shpallet tenderi për Hartimin e Projektit të Rrjetit Kryesor të Kanalizimit si dhe për projektin rrugës kryesore në Guci.

/Malësia.ME/

Shperndaje