Nimanbegu: Nuk jemi varëse e pushtetit

Deputeti i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, tha për Vikend Novine se partia e tij nuk ka qenë asnjëherë varëse e pushtetit,dhe se këtë e ka dëshmuar duke bërë politikë autonome”.

Kjo deklaratë e Nimanbegut erdhi si përgjigje ndaj deputetit Dritan Abazoviq, i cili i cilësoi partitë shqiptare si varëse të pushtetit.

Nimanbegu vlerëson se “Abazoviq është humbur në deklaratat e veta dhe se ajo çfarë flet nuk korrespondon me atë çfarë mendon”.

“Ne funksionojmë me pushtetin në bazë të marrëveshjes së koalicionit dhe në bazë të saj vlerësojmë a janë disa praktika politike të mira ose jo.Ka respektim dhe mosrespektim të marrëveshjes. Kur të respektohet ajo ne do të vazhdojmë bashkëpunimin, atëherë kur nuk do të respektohet ne do të shkëpusim marrëveshjen”, tha ai duke shtuar se këto deklarata Abazoviqi i jep me qëllim joshjen e opinionit dhe me këtë dëmton partitë e pakicave.

“Abazoviq është pjesë përbërëse e pushtetit në Ulqin, prandaj pyetëm kush është varëse e kujt”, përfundoi Nimanbegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!