Gjukanoviq: Do të ndalim ata që dëshirojnë rrënimin e shtetit

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi se do të ndalën të gjithë ata, të cilët synojnë rrënimin e dhunshëm të shtetit.

Gjukanoviq, i cili mori pjesë në seancën konstituive të Parlamentit të ri malazez në Cetinje, duke komentuar raportin më të ri të prokurorëve shtetëror për planin për aksione terroriste në Mal të Zi, në ditën e zgjedhjeve më 16 tetor, tha se shpreson se ky proces do të përfundoi dhe se do të ndalen ata, të cilët për qëllime të veprimtarisë së tyre politike apo mediatike synojnë të rrënojnë shtetin.

Gjukanoviq më tutje tha se deklaratat e djeshme të prokurorit special shtetëror, Millivoje Katniq dhe prokurorit suprem shtetëror, Ivica Stankoviq, të cilat i bënë rreth planit, dëshmojnë se aksionet e 16 tetorit janë planifikuar në bashkëpunim me një faktor politik në Mal të Zi.

Ai tha se ka përcjellë dhe dëgjuar me kujdes deklaratat e prokurorëve, të cilat sipas tij konfirmuan atë që është dyshuar.

Katniq në konferencën e organizuar të dielën tha se prapa planit terrorist në Mal të Zi, i cili ishte paraparë të realizohej në ditën e zgjedhjeve, qëndrojnë disa individë nga radhët e qarqeve nacionaliste në Rusi.

Shërbimet shtetërore të Malit të Zi një ditë para zgjedhjeve arrestuan një grup të shtetasve serbë, të cilët kishin synuar që pas përfundimit të zgjedhjeve të nxisnin dhunë, me qëllim që të krijohej atmosfera për shpalljen e fitores zgjedhore në përputhje me interesat e organizatorëve të planit terrorist.

Ndërkohë, Kremlini zyrtar ka mohuar në mënyrë kategorike çfarëdo përfshirje në tentim-atentatin kundër Gjukanoviqit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!