Kostituohet përbërja e re e Parlamentit të Malit të Zi

Sot në Cetinjë është konstituar përbërja e re e parlamentit të Malit të Zi, por, edhe pse ishte paralajmëruara deputetët nuk i kanë zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët  e kuvendit. Mbledhjen e ka kryesuar deputetja më e vjetër Maria Qatoviq.

Duke prezantuar raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve,  për rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 16 tetor, kryetari i këtij trupi, Budimir Sharanoviq,  ka theksuar se i vjen mirë që misionet e huaja vëzhguese i kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjet parlamentare, njofton rtcg.

PDS ka fituar 36 mandate, FD 18, Koalicioni Çelësi  9, Demokratët 8, Partia Social Demokratike  4,  Socialdemokratët dhe partia Boshnjake do të kenë nga 2 deputet kurse Koalicioni “Shqiptaret të vendosur”  dhe Iniciativa qytetare Kroate nga 1 deputet, ka theksuar Sharanoviq.

Në mbledhjen konstituive nuk kanë marrë pjesë deputetët e FD, të koalicionit Çelësi, të Malit të Zi demokratik dhe të partisë Social Demokratike. Në mbledhje kanë marrë pjesë presidenti, Filip Vujanoviq,  kryetaret e gjyqit suprem dhe atij kushtetues, Vesna Medenica dhe Desanka Llopiçiq, kryeprokurori i shtetit, Ivica Stankoviq, avokati i popullit, Shuqko Bakoviq si dhe guvernatori i bankës qendrore Radoje Zhugiq. Parlamenti  i Malit të Zi edhe në përbërjen e re do të numëroji 81 deputet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!