Muhamet Nika: Si duken dy letrat që ia falsifikuan Nikollë Camaj para KSHZ-së dhe kush ia bëri?!!

Shkruan Muhamet   Nika:

   Vazhdon( 2)

Javën që shkoi , opinioni mori vesh se Nikollë Camës – listës së tretë shqiptare  që garoi në zgjedhje , ia kishin falsifikuar  shkresat , sepse qëndrimi partiak i grupimit të tij politik , ishte që ato  nuk duhej të pranoheshin ngase ishin të manipuluara?! Pa votën e (anëtarit të )  tij, për  mungesë kuorumi , zgjedhjet duheshin përsëritur..?! Milloja(DPS)  mbase do përmbysej…?!

Por do përmbysej edhe deputeti  i vetëm ekzistues shqiptar , i cili kish kaluar vetëm , për  300- 400 vota ngarkesë për të dytin. Po  duket , zgjedhësit qenkan kënaqur edhe me Gencin. Mbase frika , ish ajo që përcaktoi që grupimi i tyre të pranojë zgjedhjet…?!!!

Prandaj ngjau që – Lista e Shqiptarëve të vendosur kish votuar vendimin për rregullsi edhe pse ankoheshin “ demek”, për pa rregullsi para popullit. Kurse në  komisione herë i kishin votuar zgjedhjet  si të rregullta , e më pas kishin votuar rregullsinë e tyre edhe  procesverbalin përfundimtar?!

Ndërsa të njëjtën gjë kishin  vepruar edhe këta të listës “Me një qëllim..”.Në fillim shohim se , i pranuan dhe pastaj i ranë thellë pishmanit, duke iu ankuar edhe vetë gjykatës kushtetuese  që të hap rrugë për Strazbur. Por  në fund e heshtën këtë  dhe po duket “ e mbyllën  gojën, pas  do bisedave e takimeve në nivel… ?!

Dallim këtu bëri , vetëm lista e tretë –Nikollë Camaj i Lidhjes Demokratike… , që e ringjalli atë  si subjekt me 1500 vota, mirëpo  pa Mehmet Bardhin ,që humbi edhe bastionin e vet  Krajën..?!!

Pasi puna ka vajtur ashtu si ka vajtur  dhe   Nikolla , përsëri  po shtron në medie,    çështjen e falsifikimit po shkëpusim këtu për konkretizim  ,edhe  atë që kritiku i medias MIKAIL  PARENTI , deklaronte: “ Mediumet  nuk janë  në gjendje të na thonë se çfarë mendojmë. Mirëpo ato janë të  suksesshme për të na thënë se për çfarë të mendojmë “ – Kush e sundon botën, Jim marrs, f.140-141…?!

Andaj për vete , duke mësuar nga ky parim,  pasi mora shumë burime informacioni si dhe shfrytëzova “ superkomjuterin- trurin duke selektuar dhe analizuar informacionet e marra në moment ,  edhe pse kjo tashmë është punë  kryer, po shtoj edhe këtë:

Dokument - Falsifikat-Camaj

Ja si duken dy letrat e Nikollës “ që shpëtuan Malin e Zi..” dhe të cilat i lexoi si  ” të falsifikuara..”   Ahmet  Aloshi…, një anëtarë komisioni nga ata” Me një qëllim”?!

Dhe kur u   tha, se Bafte Mavriqi , punën  e votimit-  pro pranimit të zgjedhjeve e bëri për tu mbuluar” me shtet për  një histori asetesh me Mujo Rexhen…”?!

 Po si thoni Ju-  mor aman : janë në rregull  këta anëtarët tjerë të komisionit që votuan “ me bindje..”, e  jo si Baftja… ?  Rregullsinë e zgjedhjeve…?!

 Nga ajo që thuhet po na del se këta me histori asetesh e marifetesh …, janë në rregull si anëtarë komisioni poshtë e lartë,  madje  deri te ata – kandidatë të  listave( politikanë..)që garuan edhe me  “histori shumë  më të rënda asetesh..” të tipit, të  Mujo Rexhës…,  e  me të cilat  është i mbushur shtypi ditor malazez.

 A mos ishte Baftja dhe gjithë të tjerët në komisione të niveleve të ndryshme vetëm lodra telekomande , mbase po..?!!

Por shqetëson  fakti se   vetëm Baftja , po torturizohet..?!

 Një rasti i falsifikimit të dorëheqjes… në KKZ Ulqin,  si në KSHZ  në Podgoric për  NIKOLLËN..?!!

Fjala bie – vetëm në Komisionin Zgjedhor Komunal të Ulqinit, në këto zgjedhje  rrinin këmbëkryq e  galuc tradicionalisht 4-5 veta…., tashmë të sprovuar për manipulime shantazhe e deri te tentativa të grabitjes së mandatit të këshilltarëve duke falsifikuar dorëheqje si rasti ( Astrit Kurtit),  e duke ftuar në kuvend një tjetër nga lista e PPD-së? pa mbajtur fare mbledhje e duke falsifikuar  procesverbale. Këtë gjë  e konstatoi edhe inspeksioni republikan i punëve të brendshme kur çështjen e ngritëm në nivel  hetuesie…?”

Çudia dhe ngjashmëria   për rastin e cekur,  atëherë dhe mbase sot,  pamë  që askush në komunë nuk dinte( të kujtohej) se kush e dorëzoi (si person) në arkiv letrën e dorëheqjes së Astritit , që ai e mohonte ta kish dorëzuar – dhe  kuptohet se nuk e kish dorëzuar?!!  Ashtu p.sh , si  sot që vepron  Nikolla…?!

Procesi në polici  u ndal, pasi ne tërhoqëm padinë?!Pasi  – Shteti në atë kohë u vu në mbrojtje të së drejtës- problemi u zgjidh në favor tonin.

Çka është më se e qartë?!

Sipas neve –  çështja është tepër e   thjeshtë edhe pse për falsifikim të këtillë shumë  lehtë  mund të shkohet në burg…?!

Duam të  themi që nënshkrimi edhe po supozojmë të jetë ai që është( i vërteti)- kjo nuk ka  shumë rëndësi, nëse Nikolla- Klementi apo Baftja- nuk janë autorët e deponimit të saj në arkiv ?!

Rëndësi ka kush e dorëzoi atë  në  komision:  Aloshi,dihet se  nuk ka mundur t’ia dorëzojë  vetes- Aloshit ..?!!

Ndoshta  edhe  sistemi i kamerave  –  mund të vërtetojë se kush e dorëzoi në arkiv…?!!!

Por  një gjë është më se e qartë . Letra e parë e protokolluar , shohim të jetë e shkruar me planifikim dhe komodi brenda një zyre që dispononte kompjuter , pra  ashtu si duhet të  komunikojë një parti që pretendon të jetë parlamentare.

Kurse  letra e dytë shohim të jetë shkruar pas… , në rrethana të reja dhe jo në hapësira komode pranë kompjuteri, por diku jashtë tyre – mbase në kafene , korridor  apo në ndonjë vend tjetër , shpejt e shpejt  dhe me dorë – sa për të kryer punën…?! Që vetë kjo të ngjallë dyshim….?!

Mendoj që Nikolla ,  për gjithë këtë meriton përkrahjen që thotë nga gjithë ne , sepse ngjalli shpresën që njerëzit gjithmonë kanë  dëshirë dhe nevojë të mbrojnë të vërtetën…?!!

Vazhdon 3.

Mjerisht historitë me zgjedhje na mësojnë për skena dhe prapa skena…?!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!