Gjeloshaj: Në Nënhelm pika kufitare, do të zhvillojmë bregun e liqenit

Pjesë nga Programi për zhvillim

Nisur nga Plani për zhvillim i punuar nga Alternativa Shqiptare, në marrëveshjen me kerrkesë të koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Alternativa Shqiptare ka paraparë edhe zhvillimin e njërit prej resurseve më të pasura që posedon Malësia, siç është bregu i Liqenit të Shkodrës.

Në bazë të kërkesës sonë, do të lejohet ndertimi i objekteve në bregun e liqenit, ashtu si është bërë edhe me pjesën tjetër, pikërisht në zonën e Gollubovcit. Ndertimi i objekjteve turistike, qofshin ato restorante, motele, kafene por edhe të natyrave të tjera, do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në Malësi, e sidomos të fshatit Nënhelm dhe bregut te liqenit ku edhe pritet që të bëhen këto ndërhyrje. Qellimi kryesorë i Alternativës Shqiptare është që fshatrat e bregut të liqenit, ti kthejë në qendër turistike, duke filluar nga krijmi i kushteve ligjore, pra lejimi për ndertim të një mini porti te vendi i quajtur “Kroni i Nënhelmit” ku ky port të shëndrrohet në pikë kufitare që nderlidhë Shkodrën dhe Malësinë përmes komunikacionit ujorë, pra me anije.

Kjo pikë kufitare, do ta aktualizonte bukurinë natyrore që posedon ky breg i liqenit, si dhe do të njoftonte turistët që deri sot janë të keq informuar, se vetëm disa qindra metra nga Kroni i Narhelmit, gjendet rezervoari kryesorë i Pelikanëve që jetojnë në Liqe të Shkodrës.

Përveç kësaj, për banorët e Malësisë, afrimi dhe nderlidhja kulturore me Shkodrën, ka rëndesi jetike, andaj për ne ky projekt ka edhe karakter prioritarë.

Në bazë të Planit për zhvillim, jemi informuar dhe kemi kërkuar që Qëndra për informimin e turistëve dhe monitorimin e liqenit të Shkodrës që është hapur para dy viteve në fshatin Nënhelm, të kalojë plotësisht në kompetencat e komunës, në kuader të organizatës turistike të Tuzit, duke punësuar aty njerëz nga ky fshat dhe fshatrat për rreth.

Në këtë plan, që parashikon kthimin e fshatit bujqësorë të Nënhelmit në një fshat turistik, një përfitim të drejtëpërdrejtë do të kenë edhe pëshkatarët. Një pikë për grumbullimin dhe shitjen e peshkut në bregun e Kronit, është një lehtësim për peshkatarët të cilët në kushte aspak të favorshme, shpesh të shqetësuar edhe nga Policia Komunale e Podgoricës, peshkun e peshkuar e shesin nëpër rrugët e Tuzit.

Andaj, ne si Alternativë Shqiptare, zotohemi që këtë projekt që është ndoshta edhe më i rëndësishmi për pjesën fushore, e që kemi gjetur përkrahje edhe nga qeverit, ta realizojmë me çdo kusht. Pra, jemi të sigurt që në relizimin e këtyre projekteve do të kemi edhe ndihmën e Republikës së Shqipëris si edhe të faktorit ndërkombëtarë i cili është mjaft i shqetësuar për fatin e florës dhe faunës që jeton në liqenin e Shkodrës, por gjithashtu, mbështet lidhjet ndërshtetërore pasi ato shërbejnë edhe si ura lidhëse mes dy shteteve.

Ne, si grup, bashkë me ekspert të fushave përkatëse, kemi analizuar gjithë mundësitë e zhvillimit të Malësisë, andaj edhe një nga një, do ti paraqesim projektet që do të kenë prioritet gjatë mandatit të parë.

Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!