Pepiq: Beçiq me përçarje është formuar politikisht

Fakti që Aleksa Beçiq dëshiron të fshehë të kaluarën e tij politike dhe nuk dëshiron të flasë për të, kjo nuk na privon nga mundësia që ta kujtojmë vazhdimisht për të kaluarën e tij. Beçiq është i vetmi politikan malazez që ka fshirë nga biografia e tij zyrtare deri në gerëmen e fundit, të gjitha funksionet që i ka kryer në partinë që përkiste më parë, në rastin e tij në SNP, kështu që nuk thekson se as kandidat i kuj ishte në zgjedhjet e kryeqytetit, thuhet në deklaratën e Mirza Pepiq, kandidatë nga DPS për këshilltar në Kuvendin e Tuzit.

Ne e kuptojmë se Beçiqi i ri turpërohet nga ai i vjetri, por nuk është nevoja që zemërimin e tij ta drejtojë ka DPS-ja, por të shqyrtoi, se çka e ka prirur si një person të ri, për subjektin e cila përfaqësonte ideologjinë e madhe serbe, çka e nxiti atë të marrë pjesë në tubimin e organizuar kundër njohjes së Kosovës, pas tubit të cilit turma nëpër rruga theu dhe dogji, çka e nxiti të që të votoi kundër shtetit të tij, çka vërtetë mendonte kur tha se ”trobojka” është flamur malazez ose pse u fotografua me udhëheqësin e levizjes çetnike nga Berana… Të gjitha këto janë pyetje të cilat Aleksa i sotëm duhet ti bëjë ati të mëparshëmit. Pra, introspekti dhe pendimi. Asesi nervozë dhe histeri.

Kot Beçiq shpjegon nëpër Malësi se ai ishte i mitur kur lëviznin kolona orguzeza drejt Tuzit, kur atu e ka Velizar Kalugjeroviq dhe Neven Goshoviq, shtullat e SNP-së të atershëm dhe demokratëve të sotëm. Kot shet demagogji të lirë për parandalimin e përçarjeve, kur me to politikisht është formuar dhe ka arritur që ti thellojë ato madje edhe mes partnerëve të opozitës. Më kot ai përpiqet ta paraqesë DPS-në si një “grup njerëzish të pasur”, kur me ne është një ushtri prej 160,000 njerëzish, shumica e të cilëve vlefshëm, me dinjitet dhe pa indinjatë, përballen çdo ditë me sfidat e jetës bashkëkohore.

Gabimi më i madh i demagogjisë së marketingut të lirë të Beçiq, është se, ai e nënvlerësoi urtësin e asaj ushtrie të qytetarëve malazezë, që çdo ditë i fyen duke i quajtur kriminelë dhe duke llogaritur që janë me ”kujtes afatshkurtë”, Me një qasje të tillë nënvlersues për njerzit, janë gjunjëzuar edhe politikan më të fortë se Beçiq- përfundon Pepiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!