Cungu: Mandati i shqiptarëve kushton më shtrenjtë

Partitë politike shqiptare në takimin e fundit të mbajtur në Ulqin, ishin dakord se ligji aktual zgjedhor është diskriminues ndaj tyre dhe se duhet ndryshuar.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, tha për Vijesti se mandati i deputetit shqiptar kushton shumë më tepër se i partive tjera. Partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit morën mbi 12.000 vota por vetëm dy mandate, cka do të thotë se një deputet u kushtoj mbi 6.000 vota.

Në anën tjetër partive qytetare mandati u kushtoj rreth 4,200 vota, cka është 2,000 vota më pak se ai shqiptar. Cungu tha se këtë cështje e ka ngritur edhe në takimin e partive parlamentare të thirrur nga Krivokapiq, ku ka pasur edhe përkrahjen e partive të tjera.

Shperndaje