​Han nesër në Mal të Zi, takim me përfaqësuesit e pushtetit dhe të opozitës

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn nesër do ta vizitojë Malin e Zi, kur do të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur Dushko Markoviq dhe liderët e partive opozitare.

Vizitën në Mal të Zi, e dyta pasi që në vitin 2014 u emërua në detyrën e eurokomisarit për zgjerim, Han do ta fillojë me bisedë me kryeministrin Dushko Markoviq, ndërsa do të vazhdojë me takim të përbashkët me liderët e koalicionit parazgjedhor “Çelësi” Miodrag Llekiq, Sërgjan Milliq dhe Zharko Rakçeviq, u kumtua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë.

Han do të ketë takime të ndara edhe me liderin e Partisë Socialdemokratike, Ranko Krivokapiq dhe me liderin e Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Han në Mal të Zi vjen pas formimit të Qeverisë së re, udhëheqësin e të cilës Markoviq e mori nga Gjukanoviq. Vizita realizohet në situatë kur komplet opozita e bojkoton Kuvendin sepse nuk i njeh rezultate e zgjedhjeve parlamentare, si dhe në momentin e interesit të madh të Rusisë për Ballkanin, veçanërisht për Malin e Zi, i cili gjendet në prag të anëtarësimit në NATO. Ai paraprakisht porositi se bojkoti i Parlamentit “nuk është sjellje e pjekur politike”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!