Shkrela: Pozita nuk do të lejojë bllokimin e Kuvendit

Koalicioni qeverisës nuk do të lejojë bllokimin i Kuvendit dhe organet parlamentare të punës do të formohen deri në fund të javës, tha për Radion e Malit të Zi kryetari i Këshillit Administrativ  Luigj Shkrela.

Ai ka porositur deputetët e opozitës se vendet në këshillat kuvendore do t’i presin derisa të kthehen në Kuvendin e Malit të Zi. Për sa kohë që ata mendojnë se duhet ta bojkotojmë punën e parlamentit, vendet e tyre askush nuk do t’i plotësojë, ka thënë Shkrela për Radion e Malit të Zi.

Nga opozita thonë se nuk bëhet fjalë për kthim.Nedjeljko Rudoviq nga URA thotë se PDS është i lirë që të përpiqet të formojnë komisionet parlamentare pa opozitën dhe se nuk do të marrin pjesë në formimin e organeve të punës së Kuvendi.

Shperndaje