Thaçi takon Vujanoviq, marrëdhëniet ndërshtetërore janë të forta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka takuar në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq.

Me këtë rast Thaçi, ka deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten miqësore dhe të forta

Për këtë takim të tij Thaçi ka njoftuar përmes Twitterit.

“Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!”, ka shkruar Thaçi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!