Arrihet marrëveshja në RMV, ‘Alternativa’ kalon në maxhorancë, merr 3 ministri

Kuvendi i përgjithshëm i partisë shqiptare “Alternativa”, me shumicë votash ka vendosur që të dalë nga kampi opozitar dhe t’i bashkohet maxhorancës.

Pas takimeve të shumta mes kryeministrit në detyrë Zoran Zaev dhe kryetarit, Afrim Gashi, sot u firmos edhe marrëveshja e bashkëpunimit e Alternativës me Lidhjen Social Demokrate, duke e çuar maxhorancën parlamentare në 64 deputetë, si dhe duke e shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme.

Aleternativa do të marrë 3 poste ministrore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe një ministër pa portofol, atë të Diasporës.

Kjo parti do të ketë edhe 3 zv.ministra si dhe tre poste të sekretarit shtetëror nëpër ministri, si dhe do të drejtojë 30 drejtori në rang vendi.

“Alernativa” i ka kërkuar Zoran Zaevit që të jetë prioritet i këtij bashkëpunimi, krijimi i një hetimi ndërkombëtar për rastet gjyqësore që dyshohen për montim, si “Monstra” apo Kumanova.

Një kërkesë tjetër e Gashit është edhe ruajtja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë krize.

Shperndaje