Gjeloshaj: Ia dolëm, po e bëjmë Malësinë vend të fabrikave të përpunimit te produkteve tona bujqësore!

Si i ri kisha një ëndërr, që Tuzi të bëhet komunë. Kjo ishte arsyeja që edhe jam në politikë.


Mbas shumë viteve ia dolëm!


Rrugëtimi jetësor dhe populli i Malësisë më nderoi ta drejtoj komunën e rikthyer.


Mbas kësaj kisha ëndërr ta zhvillojmë dhe ta forcojmë ekonomikisht!
Një tjetër ëndërr pasi më zgjodhën kryetar ishte fabrika e çipsit në Malësi, qe ta organizojmë prodhimtarinë me produkte nga Malësia. Me dy javë përvojë të kryetarit vizitova fabrikën e prodhimit të çipsit në Pestovë dhe aty filloi gjithçka…
Nesër do ta kem privilegjin dhe këtë ëndërr ta bëj realitet. Të hapë zyrtarisht këtë fabrikë në Malësi.
Është kjo datë e shënuar ne historinë më të re të Malësisë, historinë e zhvillimit të saj.
Shume herë, gjatë këtij mandati kam bindur veten, se nëse ke ide, nëse punon me përkushtim, nëse drejton me ndershmëri e me qëllime të mira – ia arrin!
Pra ia dolëm!
Kjo fabrikë, pas dy tri javësh edhe tjetra, pas 4-5 javësh e treta… po e bëjnë Malësinë vend të fabrikave të përpunimit te produkteve tona bujqësore!
Këto nuk janë rastësi!
Pse nuk ishin më parë?
Pse nuk po hapen fabrikat në komuna tjera?
Madje edhe fabrikat me traditë qindravjeçare në Mal të Zi po mbyllen dita ditës.

Nuk ka dyshim, ky është rezultat i qeverisjes se mirë i te gjitha subjekteve që jemi në pushtet dhe administratës profesionale që drejtoj në Tuz!
Urime Malësi për një fillim ndryshe të zhvillimit ekonomik.
Falënderim investuesve që kanë zgjedhur Komunën tonë për ta investuar kapitalin e vetë. Është ky besim në menaxhimin tonë.
Edhe një mirardhje investitorve në emrin tim personal dhe emrin e të gjithë qytetarëve të Malësisë.

NGJ

Shperndaje