Nesër hapja e fabrikës së çipsit në Tuz

Fabrika e parë e përpunimit të patates në Mal të Zi, Montenegro Chips, do të hapet nesër në Tuz.

Hapja e fabrikës është planifikuar për në orën 12:00.

Në fabrikë fillimisht do të prodhohen vetëm çupsi, e më vonë do të hapen linjat për smoki, pure dhe patate të skuqura.

Në fabrikë po planifikojnë shpërndarjen në tregun e Malit të Zi dhe më vonë eksportin.

Të gjitha produktet, siç është paralajmëruar, do të prodhohen nga patatet vendase.

Shperndaje