Modeli që Tuzi të jetë komunë në kuadër të kryeqytetit me kompetenca të plota si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi është zgjedhja më e mirë për momentin për Malësin dhe një hapë i madhë përpara shprehet për UlqininOnline drejtuesi i portalit malesia.me Anton Gjokaj .
Pas negociatave mes PDS-së (DPS) me partnerët e tyre të koalicionit qeverisës në Tuz dhe me një pjesë të opozitës kan ardhur deri te zgjedhja e cila do të jetë në interesin më të mirë për të gjithë qytetarët e Malësisë.Se një vetqeverisje lokale të tillë shumica e donë e tregon fakti që 16 nga 21 këshilltarët e Kuvendit të KU Tuzit e kanë nënshkruarë kërkesën për këtë model dhe vetem 5 kanë qenë kundër.
Gjokaj thotë se statusi i ri ka edhe disa përparësi , komuna e Tuzit do të financohet edhe nga buxheti operativ i Kryeqytetit edhe nga fondi egalizacion në qeverin e Malit të zi,ndërsa votuesit e Malësisë edhe më tutje do të kenë votën e dyfishtë, që ju mundëson qytetarëve të votojnë për këshilltarët e kuvendit të Tuzit por edhe atij të Podgoricës.Nëse disa thonë që vota e dyfishtë është vetëm që PDS-ja të ruajë pushtetin në Podgoricë, vota e dyfishtë është në favor edhe të partive shqiptare sepse pa votat nga Komuna e Tuzit këshilltarët nga listat e partive shqiptare nuk mund të hyjnë në Kuvendin e Podgoricës.
Për qytetarët e Malësisë e rëndësishme është që është siguruar modeli i Komunës e cila do jetë financiarishtë dhe ekonomishtë stabile dhe e qëndrueshme – përfundon Gjokaj.