Eshtë mbyllur dhunshëm protesta e opozitës e nisur sot në orën 14 :00 në Prishtinë.
Pas mbarimit të fjalës së udhëheqësve të opozitës të Ramush Haradinaj,Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj një grup protestuesish janë përleshur me policinë.
Ata kanë hedhur shishe molotov drejt godinës së kryeministrisë duke djegur një pjesë të saj. Më pas përleshjet me policinë kanë vazhduar në shesh dhe në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit kanë hedhur shishe molotov edhe në drejtim të makinave të blinduara por dhe të policisë si dhe gurë. Policia është përpjekur të shpërndajë turmën me gaz lotsjellës dhe me ujë. Flitet për disa policë të plagosur dhe disa protestues të arrestuar.
“Protesta më e madhe prej pasluftës! Pjesëmarrja masive e mbi 100 mijë qytetarëve tregon mbështetjen e madhe që kanë kauzat e opozitës”, thuhet në njoftimin e opozitës. “Qeveria tani nuk ka më mbështetje. Ajo duhet të largohet”, thuhet më tej aty.
Haradinaj: Ata që e patën shpallur armik njëri-tjetrin tash janë në fund të vëllazërisë
“Ka ndodhur shumë herë që ata që kanë udhëhequr e kanë mashtruar popullin. Këta që sot qeverisin bashkë dikur e kanë shpallur armik njëri-tjetrin, por u bënë bashkë e i thanë vëlla njëri-tjetrit vetëm kur u desh të shpëtojnë veten”, ka thënë Haradinaj.“Por edhe këtyre iu erdh fundi. Këtyre po ju thonë JO pikërisht ata që janë thirr në ta dhe në vlerat e tyre. Po ju themi JO të gjithë ne bashkë”, ka thënë më tej ai.Haradinaj ka thënë se pushteti po e tregon egërsonin e vetë, duke e burgosur opozitën.
“Por mos harroni këto janë ditët e fundit të tyre”, ka thënë ai.
Limaj kty në Prishtinë në Sheshin Nëna Terezë para Skenderbeut ka rën Qeveria e Kosovës,kërkojmë zgjedhje të lira.
Pas fjalës së Ramush Haradinajt, masës iu drejtua Fatmir Limaj, lider i Nismës për Kosovë. Ai ka thënë se kjo qeveri ka rënë dhe se kërkojnë zgjedhje të lira.Sot Kosova është bashkuar në Prishtinë, për t’u thënë shkelësve të Kushtetutës që nuk mund të qeverisin më me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Limaj.
Ymeri: S’ka demokraci me shkelës të Kushtetutës
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se protesta e sotme është kundër kësaj qeverie që më herët donte ta zhbënte kryeqytetin e tash po do ta zhbëjë edhe Republikën.
Ai ka thënë se 205 mijë qytetarë, shumë kohë para Gjykatës Kushtetueses e kanë shpallur të pavlerë Asociaiconin. Në Gjilan, Prizren e Gjakovë qytetarët manifestuan kundër “Zjednicës”.“E Isa e Hashimi çfarë po duan. Aq shumë e kanë lidhur fatin e tyre me ‘Zajednicën’ sa nuk zgjedhën as metoda. Burgosën opozitën e po duan përmes ‘Zajednicës’ të mbeten në pushtet”, ka thënë Ymeri.
“Thaçi e Mustafa miqve të tyre Daçiqit e Vuçiqit mund t’ia dhënë pasurinë e tyre, por jo Trepçën, e pasurinë e Kosovës. Nëse ju mbetet diçka nga pasuria e tyre e vjedhur le t’i japin edhe Gjukanoviqit, por jo tokë të Kosovës”, ka thënë Ymeri.