Gjeloshaj: Me ”Shqiptarët e Vëndosur” në 2017 realizimi i kërkesave politike dhe ekonomike

Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare në një intervistë për gazetën ”Dan” ka thënë se viti 2016 në kuptimin politik ka qenë vite shumë aktiv dhe i stresuar për politikanët por edhe për ata që na kanë ndjekur. Me pak fjalë, vit që duhet harruar, sepse nuk ka pasur rritje ekonomike për shkak të jostabilitetin politik.

Gjeloshaj tha se në vitin 2016 nuk ka pasur përparime serioze as kur është fjala për kërkesat e shqiptarve, përsëri duke i sakrifikuar kërkesat tona në favor të integrimit euro-atlantik të Malit të Zi.

Gjeloshaj thotë se viti 2017 do të jetë i rëndësishëm për shkak se në Kuvendin e Malit të Zi do të vendoset që Malësia të bëhet komunë e plotë, si dhe fakti se Kuvendi i MZ do të konfirmojë antarsimin në NATO.

Pres ekspasion të rritjes ekonomike të Uqinit, pas miratimit të planit hapsinore, që është bërë në bazë të kërkesave dhe marrveshjes së koalicionit ”Shqiptarët e Vëndosur” si dhe realizimin e të gjitha pikave të marrveshjes që kemi rënë dakord dhe të cilat kanë afatin e realizimit në vitin 2017, që konkretisht do të thotë, më në fund fuqizim i plotë i kërkesave tona politike dhe ekonomike.

Ne politikanet e rinj kemi gjetur në trashigimi shumë çështje të pazgjidhura politike dhe ekonomike që i kemi si parti nacionale.

Gjeloshaj thotë se në periudhën e kaluar, sidomos deri para 3 – 4 vitësh, politikanët shqiptarë nuk kanë pasur guximin, ose nuk kanë dashur që të marrin përgjegjësi për të punuar për popullin e vetë, por kan punuar vetëm për veten e tyre. Keni një klasë politike që ka jetuar nga politika për më shumë se 20 vjet dhe për fat të keq kanë zgjatur pa asnjë rezultat, rezultati i tyre i vetëm janë memoarët. Një qasje e tillë u jep privilegje individëve, por jo edhe atyre që ata përfaqësojnë.

Është mirë që ajo politikë e kaluara jonë me vendim të qytetarëve në zgjedhje është personifikuar në personazhet Mehmet Bardhi, Gzim Hajdinaga, Nikollë Camaj … , sepse folklori i tyre ka çuar popullin tonë deri te një situatë shum të keqe politike dhe ekonomike.

Qasja në marrjen e përgjegjësisë për të qenë pjesë e Qeverisë është i vetmi vendim i drejtë për partitë e pakicave, të përpiqesh që ti zgjidhësh problemet, të japësh mbështetjen të gjitha projekteve që mendon se janë të mira dhe në dobi të popullit tënd dhe të gjithë shoqërisë, ardhur nga pozita apo opozita, sepse koncepti që kam përfaqësuar dhe do përfaqësojë dhe sigurt me një qasje të tillë mund të rikëmbesh komunitetin tuaj me vendosmeri duke respektuar dispozitat e veta programore.

Jam i sigurt se të gjitha problemet që na i kanë lënë folkloristat dhe jo-puntorët, me sukses së shpejti do i zgjidhim, është shprehur Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje