Nga temperaturat e ulëta që po mbretërojnë këto ditë në tërë Malin e Zi kanë bërë që siperfaqja ujore e lumit ”Cem” në Malësi të ngrihet.
Në fotografitë dhe videon e më poshtme mund të shikoni ngrirjen e lumit ”Cem” në zonën e Dinoshës.
Poashtu Port Milena në Ulqin është ngrirë për herë të parë pas më shumë se 20 vjet.
Në Mal të Zi sot në mëngjes në orën nëntë më së ftohti ishte në Plevla, ku temperatura e matur ka qenë minus 23,7 gradë. Në Ulqin është regjistruar temperatura -7 gradë kurse në Podgoricë -3,7 gradë./Malësia.ME/
Foto: Port Milena Ulqin
Foto: Lumi ”Cem”